Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

U ndanë shpërblimet “MTV Video Music Awards”

Ylli i hitit “Old Town Road”, Lil Nas X, ishte ndër fituesit kryesor të mbrëmjes, në edicionin e fundit të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve, “MTV Video Music Awards”, e cila u mbajt të dielën mbrëma në Brooklyn.

Këngëtari kontrovers i rrëmbeu disa prej çmimeve kryesore të mmrëmjes, si “Videoklipi më i mirë i vitit” për hitin “Montero (Call Me By Your Name)”, “Efektet më të mira vizuale” dhe “Regjia më e mirë në videoklip”.

Këngëtari 22 vjeçar më vonë u shoqërua në skenë nga reperi, Jack Harlow, për ta performuar këngën e tyre të re “Industry Baby”.

Ndër fituesit tjerë të mëdhenj të mbrëmjes ishin, Olivia Rodrigo dhe grupi “BTS”, të cilët po ashtu u nderuan me nga tri shpërblime. 18 vjeçarja Rodrigo triumfoi në kategoritë “Kënga më e mirë e vitit” për hitin e padiskutueshëm “Drivers License”, “Performanca më e mirë” dhe “Artistja më e mirë e re”. kurse bendi i njohur i muzikës K-Pop, “BTS”, u nderua me çmimet “Grupi më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e verës” dhe “Kënga më e mirë K-Pop”, për hitin e tyre shumë të suksesshëm në platformat dhe toplistat muzikore, “Butter”.

Ndërkohë, në këtë edicion të ceremonisë “MTV VMA”, Justin Bieber, u shpall “Artisti më i mirë i vitit”, duke e mundur konkurrencën e fortë të përbërë nga yjet: Ariana Grande, Doja Cat, Megan Thee Stallion, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift. Në skenë ai e falënderoi gruan e tij, Hailey Bieber si dhe reperin Travis Scott, të cilin e quajti inspirim dhe një artist të mrekullueshëm. Scott po ashtu u nderua gjatë mbrëmjes, duke e fituar shpërblimin “Best Hip-Hop”. Tutje, këngëtari i njohur kanadez Bieber triumfoi edhe në kategorinë “Best Pop”, çmim ky i cili shkoi për hitin e tij “Peaches”.

Ceremonia u prezantua në reperja Doja Cat, e cila gjatë mbrëmjes u nderua me shpërblimin “Bashkëpunimi më i mirë”, për hitin “Kiss Me More” i cili vjen në bashkëpunim me këngëtaren SZA, si dhe “Videoklipi më artistik”, për hitin e saj “Best Friend”.

Edhe U ndanë çmimet “American Music Awards” me një ceremoni glamuroze Showbiz U ndanë çmimet “American Music Awards” me një ceremoni glamuroze

Ndër fituesit tjerë të mbrëmjes ishin edhe, Billie Eilish dhe Rosalia, të cilat u nderuan në kategorinë “Best Latin”, Machine Gun Kelly që e mori çmimin “Best Alternative” dhe Bruno Mars i cili e rrëmbeu shpërblimin “Best R&B”, për bashkëpunimin e tij me Anderson Paak dhe Silk Sonic, “Leave the Door Open”.

Me çmimin special për arritje jetësore “Ikonë Globale”, këtë vit u shpërblye rok bendi “Foo Fighters”.

Nga artistet me prejardhje shqiptare, Dua Lipa ishte e nominuar në gjithsej katër kategori, si “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”, por ajo nuk arriti të fitoj ndonjë çmim gjatë mbrëmjes.