Showbiz

U bë e famshme në trilerin erotik, ndërsa as në moshën 62-vjeçare nuk e ka problem të pozojë toples

Në moshën 62-vjeçare, Sharon Stone ka pozuar lakuriqe për edicionin e ri portugez të revistës "Vogue".

Kanë kaluar 27 vjet që nga shfaqja e trilerit erotik "Basic Instinct".

Rolet kryesore në këtë film i luajtën Michael Douglas dhe Sharon Stone, ndërsa pas tij aktorja e lartpërmendur u ngrit në mesin e yjeve më të mëdha të Hollywoodit. Dhe deri në ditët e sotme të gjithë flasin për skenën në të cilën ajo e vendos këmbën mbi këmbë. Kjo është një skenë në të cilën aktorja gjatë marrjes në pyetje nga policia zbulon se nën mini fundin e saj nuk kishte veshur absolutisht asgjë, ndërsa skena është ende njëra nga skenat më seksi të xhiruara ndonjëherë, shkruan KOHA Ditore.

Dhe pas kaq shumë vitesh, edhe pasi e festoi ditëlindjen e 61-të, Sharon Stone për edicionin e fundit të versionit portugez të revistës “Vogue” tregoi se ende është e veçantë. Aktorja pozoi pa problem në toples dhe në poza seksipile. Për kopertinën e revistës në fjalë ajo e tregoi dekoltenë, ndërsa në mënyrë joshëse pozoi para kamerave në pantallona seksipile, xhaketë, nën të cilin nuk kishte veshur jelekë dhe në take të larta.

Ajo i tregoi të gjitha edhe në foton për të cilën pozoi duke notuar.

Image

Sheron e pati debutimin e saj filmik në filmin "Stardust Memories" në vitin 1980 kur ishte 22 vjeç. Pas kësaj pasuan rolet në "Police Academy 4: Citizens On Patrol", dhe pastaj filluan të radhiten rolet në filmat si "Sphere", "Catwoman", "Broken Flowers" dhe "Alpha Dog".

Kohët e fundit, kemi mundur ta shohim në serinë "Mosaic", ndërsa ajo e ka edhe një rol në serinë e ardhshme "The New Pope" dhe "Ratched." Sa i përket ekranit filmik, ajo i bashkoi forcat me kolegët Robert De Niro dhe Meryl Streep në filmin "What About Love".

Kurse sa i përket jetës private, aktorja është nënë e tre djemve - Roan Joseph Bronstein (18), të cilin e adoptoi me ish-bashkëshortin Phil Bronstein, ndërsa vetë adoptoi Quinn Kelly Stone (12) dhe Laird Vonne Stone (13).