Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sharon Stone zbulon se ish-partneri i saj e la për shkak se nuk përdori botoks

Janë të paktë personazhet e famshëm që nuk zgjedhin t'i nënshtrohen trajtimeve me botoks. Megjithatë, duket se ndonjëherë edhe kjo mund t'u krijojë probleme.

Ylli i Hollivudit, Sharon Stone, u bë një simbol në fillim të viteve 1990 pas rolit të saj në filmin "Raw Passions".

Sot ajo është 64 vjeçe dhe në intervistën e saj të fundit për Vogue Arabia, ajo zbuloi se, pavarësisht se ka provuar më parë botoks, nuk ka më në plan t'i nënshtrohet procedurave estetike.

Aktorja tregoi gjithashtu se si një nga ish-partnerët e saj u largua nga ajo për shkak të këtij vendimi. Partneri e pyeti Sharonen nëse planifikonte të përdorte botoks, për të cilën ajo i tha se nuk do ta bënte më.

"E pashë edhe një herë pas kësaj dhe ai nuk ishte më i interesuar për mua. Nëse dikush nuk sheh më shumë se botoks te unë, atëherë ju lutem, ju e dini se ku është dera", ka thënë Sharon.

Aktorja theksoi se e forcoi qëndrimin e saj pas aneurizmës në vitin 2001, e cila për pak i kushtoi me jetë. Më pas ajo iu nënshtrua një operacioni shtatë-orësh dhe një procesi të gjatë shërimi.

Edhe Sharon Stone rrëfen për sulmin tronditës: U zgjova pa e ditur çfarë më kishte ndodhur Showbiz Sharon Stone rrëfen për sulmin tronditës: U zgjova pa e ditur çfarë më kishte ndodhur

“Kishte një periudhë kur përdora botoks dhe mbushës dhe gjëra të tjera, dhe më pas pata një goditje masive dhe një gjakderdhje nëntë ditësh në tru dhe u desh të bëja mbi 300 injeksione botoks dhe mbushës për të kthyer njërën anë të fytyrës në normalitet”, kujtoi ajo.

Përvoja e dhimbshme ndryshoi përgjithmonë pikëpamjen e saj për kirurgjinë estetike, e cila u shndërrua nga një "luks i ëmbël" në një lloj domosdoshmërie të dhimbshme neurologjike.

Sharon nuk e zbuloi emrin e partnerit. Personi i fundit me të cilin ishte e lidhur ishte reperi 26-vjeçar RMR, me të cilin aktorja besohet se ishte takuar prej disa muajsh vitin e kaluar.