Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sharone Stone e humbi kujdestarinë e djalit për shkak të rolit në “Basic Institct”

Aktorja Sharon Stone ka thënë se një nga rolet e saj më të famshme bëri që ajo të humbasë kujdestarinë e djalit të saj në vitin 2004.

Paraqitja e saj në “Basic Instict” të vitit 1992 shtrembëroi perceptimet për të, sipas Stone, e cila ka treguar se për këtë është pyetur edhe djali i saj gjatë një seance gjyqësore.

"A e dini se nëna juaj bën filma seksi?”, ka cituar Stone gjykatësin i cili ia bëri këtë pyetje atë kohë djalit të saj katërvjeçar.

Stone dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, Ron Bronstein adoptuan djalin e tyre, Roan, në vitin 2000. Por kur çifti u divorcua në vitin 2004, gjykatësi ia dha kujdestarinë e djalit Bronsteinit.

Humbja i shkaktoi Stones dhimbje të forta, të cilat ajo i ka rrëfyer në podcastin “Table for Two”.

“Përfundova në klinikë me rrahje shtesë të zemrës”, ka deklaruar Stone.

Edhe Sharon Stone rrëfen për sulmin tronditës: U zgjova pa e ditur çfarë më kishte ndodhur Showbiz Sharon Stone rrëfen për sulmin tronditës: U zgjova pa e ditur çfarë më kishte ndodhur

Stone ka thënë se duke marrë parasysh se sa shumë skena seksi dhe lakuriqësie shfaqen nëpër televizione sot, trajtimi i saj pas filmit që u bë hit ishte brutal.

“E kam humbur kujdestarinë e fëmijës tim për këtë”, ka deklaruar aktorja hollivudiane, duke shtuar se ajo tani i shmang rolet e ngjashme.