Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Tuk, Tuk” – kënga më e re nga Goodboylili dhe Adolin

Dy artistët e rinj Goodboylilu dhe Adolin, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Tuk, Tuk” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike-verore e zhanrit RnB.

Kënga është realizuar nga Marco Tolo dhe Xhooleeo Beatz, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese.

“Tuk, Tuk” vjen edhe me një klip, i cili sjell një atmosferë mjaft verore dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar regjisorin Enis Nishori.

Edhe Tuna e 2Toni publikojnë “DuDU” Showbiz Tuna e 2Toni publikojnë “DuDU”

Goodboylilu dhe Adolin janë dy emra të rinj në tregun e muzikës vendore, muzika e të cilëve po pritet mjaft mirë nga publiku.