Aktori Stanley Tucci ka folur për jetën pas kancerit, duke pranuar se ndihet “me fat” që është gjallë.
Aktori 61-vjeçar – i cili është i martuar me Felicity Blunt për një dekadë dhe ka fëmijët Matteo, shtatë vjeçar dhe Emilian, tre vjeçe me të – është diagnostikuar me tumor në gjuhë në vitin 2017, teksa ka bërë të ditur që “vëmendja e pavdekshme” e gruas së tij e ka ndihmuar që ta kalojë sëmundjen.
“Ndihem jashtëzakonisht i lumtur. Kisha vëmendjen e pandalshme, përkushtimin dhe kurajën e Felicitys për ta kaluar këtë, po ashtu familjarët e tjerë e miqtë. Të vizitojnë, të thërrasin”, është shprehur ai.
Ylli i “Captain America” – i cili gjithashtu është edhe babai i binjakëve 22-vjeçarë Nicolo dhe Isabel dhe Camillas 20, me ish- gruan Kate Tucci, e cila kishte vdekur nga kanceri i gjirit në vitin 2009 – i ka kaluar dy vite duke jetuar me dhimbje të madhe në nofull para se të diagnostikohej me tumor.
“E bëra një skanim, mirëpo nuk doli gjë, E sigurisht, kur mendon se ka diçka që nuk shkon, ke frikë. Duke kaluar nga vdekja e gruas sime, e nga vdekja e miqve nga kanceri – nuk doni ta besoni, e shtyni disi, mirëpo më në fund shkova te një mjek dhe brenda dhjetë sekondave... u kuptua”, ka shpjeguar ai për numrin e ri të revistës PEOPLE.
Stanley iu nënshtrua disa seancave të kimioterapisë si dhe 35 ditëve me rrezatim për ta mposhtur tumorin, ama trajtimi e la atë të paaftë për të ngrënë dhe iu desh të ushqehej përmes një tubi.
Edhe
Stanley Tucci ka folur për eksperiencën me sëmundjen e kancerit
“Gjithçka për të cilën mund të mendoja ishte ushqimi. Doja të gatuaja gjatë gjithë kohës dhe të futesha në restorante. Kur u sëmura, i gjithë ai interes u rrit dhe kuptova se nëse nuk mund të haja përsëri dhe të ndaja gjithçka, ato ushqime dhe të pija verë të mrekullueshme me miqtë, nuk doja të jetoja më”, ka thënë aktori.
“Trajtimi ishte i tmerrshëm, po thuajse u dorëzova, më duhej të ushqehesha me tub ushqimor. I kisha humbur 15 kilogramë. Kisha ulçera në të gjithë gojën. Në fillim, mezi gëlltisja e më pas e humba mjekrën time brenda një dite. Je aq i sëmurë saqë kokën nuk e ke askund. Asgjë nuk dukej e vërtetë.
“Pastaj papritur, unë mund të haja një gjë dhe gjërat nuk kishin më erë të rëndë dhe gjërat filluan të ndryshojnë. Unë kam filluar të pushoj, ta shijoj jetën pak më shumë”.