Grupi muzikor ukrainas folk-rep “Kalush Orchesta”, i cili fitoi “Eurovisionin” e sivjetmë, ka bërë të ditur se do ta vë në ankand trofeun, për të rritur fondet për ushtrinë ukrainase.
Oleh Psiuk, vokalisti i grupit, ka bërë të ditur po ashtu, përmes Instagramit, se e ofron për shitje kapelën e tij ngjyrë rozë, bashkë me nënshkrimin e tij, raportoi CNN-i të mërkurën.
Grupi paraprakisht ka bërë të ditur se do të mbajë turne në Evropë dhe se paratë e fituara nga koncertet, do të shkojnë për forcat e armatosura të Ukrainës që po luftojnë kundër Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Trofeu i Eurovisionit shitet për të blerë dronë për Ukrainën
-
Fituesi i “Eurovisionit”: Do të kthehemi për të luftuar në Ukrainë
-
Paul McCartney tregon solidaritet me Ukrainën në festivalin Glastonbury
-
Fitorja në “Eurovision” sjell “lumturi të jashtëzakonshme” në Ukrainë
-
Fituesi i “Eurovisionit” shkon në shtëpi për t'iu bashkuar ushtrisë ukrainase