Reperi i ri kosovar Trim Jetullahu ka njoftuar se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Çiljeta.
Pas disa këngëve solo, ky është bashkëpunimi i parë i Trimit.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër nga klipi i këngës “Bubu”.
“Bashkëpunimi im i parë do të vijë së shpejti”, ka shkruar ai si përshkrim të videos.
“Ring ring” mban titullin kënga e fundit e Trimit e publikuar në shtator.