Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tri javë spiunim: Princi William punoi si agjent sekret

Princi britanik Uilliam (36) i ka kryer tri javë shërbim në agjencitë e sigurisë dhe të inteligjencës MI5, MI6 dhe GCHQ, njoftuan nga zyra e tij të dielën.

William filloi punën në shërbimin e zbulimit sekret të njohur si MI6, pas së cilit e kaloi një javë në shërbimin e sigurimit MI5, dhe përfundoi në Qendrën për Komunikim të Britanisë së Madhe (GCHQ), e cila i monitoron komunikimet në mbarë botën për të identifikuar dhe për t’i parandaluar kërcënimet drejt Britanisë së Madhe.

“Koha të cilën e kam kaluar në shërbimet tona të sigurisë dhe të inteligjencës dhe të kuptuarit e rolit të rëndësishëm që e kanë në sigurinë tonë kombëtare ishte një eksperiencë me të vërtetë e vlefshme”, - tha duka i Cambridge.

William për shtatë vjet ishte ushtar në ushtrinë britanike, ndërsa në vitin 2006 e fitoi gradën e nëntogerit të kalorësisë. Po atë vit mbretëresha Elizabeth II (92) e emëroi atë komandant të Marinës mbretërore për Skoci dhe komandant të nëndetëseve, shkruan KOHA Ditore.

Dhjetë vjet më parë ai e përfundoi trajnimin për pilot të shërbimit shpëtues në forcat ajrore mbretërore.