Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Trevor Noah do të udhëheqë sërish spektaklin “Grammy Awards”

Ylli televiziv Trevor Noah do të udhëheqë spektaklin e ndarjes së çmimeve “Grammy” për të katërtën herë me radhë, raporton FemaleFirst.

Noah ka konfirmuar lajmin në podcastin e tij “What Now? With Trevor Noah” duke thënë se do të jetë shumë qejf.

“Mendoj se është me rëndësi të ceket diçka. Do të udhëheqë ‘Grammyn’. Jam shumë i ngazëllyer. Do të jetë shumë qejf”, ka thënë ai.

Ylli gjithashtu ka cekur se i pëlqen të shohë ngjarjen dhe emocionet që ndodhin aty në kohën kur është prezent.

SZA kryeson nominimet e këtij viti me nëntë sosh, ndjekur nga artistët Phoebe Bridgers, Serban Ghenea dhe Victoria Monet me nga shtatë, dhe Jack Antonoff, Jon Batiste, Boygenius, Brandy Clark, Miley Cyrus, Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift të gjithë me nga pesë.

Ceremonia do të zhvillohet në hapësirën e “Crypto.com” në Los Angeles më 4 shkurt 2024 dhe do të transmetohet live në CBS dhe Paramount+.