Showbiz

Tre persona akuzohen për vdekjen e ish-yllit të “One Direction”

Liam Payne

Liam Pyne

Tre persona janë akuzuar në Argjentinë për krime që lidhen me vdekjen e Liam Paynet, ish-anëtarit të bendit muzikor “One Direction”, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit në Argjentinë. Sipas prokurorisë, të akuzuarit janë të afërm të këngëtarit, një punonjës i hotelit dhe një trafikant i drogës.

31-vjeçari britanik vdiq më 16 tetor pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires të Argjentinës.

Yllit i ishin gjetur alkool, kokainë e antidepresantë në organizëm, sipas të dhënave të Prokurorisë.

Ekzaminimet kanë përjashtuar mundësinë që këngëtari të ketë pasur sulme të kryera nga të tjerët apo edhe nga vetja e tij.

Hetuesit kanë intervistuar dy gra të cilat ishin me Paynen disa orë para vdekjes së tij, sipas burimeve të CNN-it. Gratë kanë thënë se Payne nuk ka konsumuar drogë para tyre, por alkool.

Payne bëri famë si yll i “One Direction”, grupit të njohur britanik që u themelua pas “X Factorit” në Britani të Madhe më 2010. 

Ai ka treguar para një kohe se ka abuzuar me substanca dhe ka pasur telashe me shëndet mendor.