John Travolta ka treguar se çfarë i tha djalit të tij Ben, pasi bashkëshortja Kelly Preston vdiq në vitin 2020. Aktori i filmit “Pulp Fiction”, 67 vjeç, së fundmi ka qenë mysafir në emisionin e Kevin Hartit “Hart to Heart”, ku ka treguar se si duhej të diskutonte për vdekshmërinë me fëmijën e tij 10-vjeçar pas vdekjes së bashkëshortes.
Aktorja vdiq në korrik të vitit 2020 pasi iu nënshtrua trajtimit për kancerin e gjirit. Travolta ka theksuar se i biri nisi këtë temë gjatë një bisede dhe u shpreh se ishte shumë i sinqertë për ndjenjat e tij. Ylli i “Grease” e ka përmendur se Beni i kishte thënë: “Pasi nëna vdiq, kam frikë se edhe ti do të shkosh”.
Travolta më pas i tha Hartit se duhej t’ia shpjegonte të birit sfidat e të jetuarit me dhimbje, gjë që ai u përpoq t’i bënte në një mënyrë të kuptueshme. Aktori i kishte thënë: “Por, e di çfarë Ben... ti gjithmonë e do të vërtetën dhe unë do ta tregoj të vërtetën për jetën. Askush nuk e di kur do të shkojë ose kur do të qëndrojë”.
Travolta ka folur se si Ben ishte i interesuar se si babai i tij e shihte jetën e tij në vazhdim. Aktori më pas theksoi se përgjigja e Benit ndaj deklaratës së tij ishte pozitive dhe se ai ishte habitur me pjekurinë e tij.
Aktori dhe Preston nisën lidhjen romantike në vitin 1989 pasi u takuan gjatë një fazes testuese për filmin komik “The Experts”. Aktorët përparuan shpejt me lidhjen e tyre dhe u fejuan, kurse më 1991 u martuan.
Travolta dhe bashkëshortja e tij e mirëpritën djalin e tyre të parë, Jett, vitin e ardhshëm dhe më pas edhe vajzën Ella dhe Benjaminin, më 2000 dhe 2010. Tragjedia goditi familjen më 2009, kur djali i madh i çiftit vdiq gjatë një pushimi në Bahamas. Familja qëndroi së bashku për pak më shumë se një dekadë para se Preston të vdiste si pasojë e ndërlikimeve nga kanceri i gjirit. Vdekja e aktores u bë e ditur fillimisht përmes një postimi të bërë në llogarinë e Travoltës në “Instagram”, në korrik të vitit 2020.
