Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

John Travolta kujton gruan e ndjerë, Kelly Preston

John Travolta e ka kujtuar gruan e tij të ndjerë, Kelly Preston, në ditën që ajo do të kishte mbushur 58 vjet.

Preston vdiq në moshën 57 vjeçare më 12 korrik, pas një beteje 2-vjeçare me kancer në gji.

Tre muaj pasi Preston vdiq pas kësaj beteje, Travolta, 66-vjeçar, e nderoi gruan e tij me një postim në Instagram, që shfaq një çast nga dasma e tyre në vitin 1991 së bashku me një foto të prindërve të tij nga dita e tyre e dasmës.

"Urime ditëlindjen e dashur!”, shkroi Travolta. “Gjeta këtë foto të dasmës së nënës dhe babait tim. Ishte bukur të shihja edhe tonën së bashku me të. Me shumë dashuri, Johni”, shkroi tutje ai.

Travolta tash ka fëmijët Ella 20-vjeçare dhe Benjaminin 9 -vjeçar.