Showbiz

Travis Scott dhe Stormi Webster dhurojnë lodra për fëmijët në Houston

Ai i ka fituar afërsisht 40 milionë dollarë në vitin 2019, falë turneut të suksesshëm botëror që u mbajt pak kohë para shpërthimit të pandemisë. E tani Travis Scotti ka vendosur që ta ndajë një pjesë të këtij fitimi me komunitetin e vendit ku ka lindur, Teksasin.

Reperi 28-vjeçar dhuroi ushqim, veshmbathje dhe lodra për fëmijët në Houston, i shoqëruar edhe nga vajza e tij dyvjeçare, Stormi Webster.

bamirës “Travis' Cactus Jack Foundation” i ndau disa fotografi nga kjo ngjarje, ku të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i njerëzve dhe të gjithë ishin kujdesur që t’i respektonin masat e sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.

Edhe e dashura e dikurshme e Scottit, Kylie Jenner, ishte e pranishme në këtë ngjarje bamirësie, ani pse nuk u fotografua teksa po shpërndante dhurata krahas familjes së saj.

Travis Scott dhe Kylie Jenner kanë vazhduar shoqërinë mes tyre, edhe pas ndarjes në shtator të vitit 2019, si dhe kanë vazhduar t’i dedikohen me shumë përkushtim rritjes së vajzës së tyre.

Dyshja e famshme vazhdimisht kalon kohë së bashku me Stormin dhe janë kujdesur që edhe festat e fundvitit në kohë të pandemisë t’ia bëjnë sa më interesante dhe të veçanta.

Në muajin shkurt, Jenner për revistën “Harper’s Bazaar” kishte deklaruar se ajo dhe ish i dashuri i saj do të kujdesen gjithmonë që Stormit të mos i mungojë gjë.

{gallery}