Reperi amerikan, Travis Scott është arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë në gjendje të dehur në Miami, raporton Fox News.
Scott, 33 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster, ishte dërguar menjëherë në Qendrën Korrektuese “Turner Guilford Knight” rreth orës 4:35 të mëngjesit të së enjtes, sipas të dhënave të gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtisti 33-vjeçar u lirua më pas me një garanci prej 650 dollarësh.
Në fotografinë e tij e cila është shpërndarë nga institucioni korrektues në Miami, Scott duket në disponim të keq.
Scott është parë së fundmi duke shijuar një pushim familjar në St Tropez.
Ai është fotografuar në një varkë me vajzën e tij Stormi dhe djalin Aire në fund të majit, fëmijë të cilët i ka me ish-të dashurën e tij, Kylie Jenner.
Arrestimi i së enjtes vjen vetëm disa ditë pasi ai u përfshi në një përleshje me ish-të dashurin e Jenner, Tyga, 34 vjeç, në Cannes.
