Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Travis Scott akuzohet për vjedhjen e “Three 6 Mafia”

Ylli i “Three 6 Mafia”, Dj Paul, po e paditë reperin Travis Scott për 20 milionë dollarë me akuzën për shkeljen e të drejtës autoriale.

Këngëtari i Sicko Mode, është akuzuar për vjedhjen e hitit “No Bystanders”, nga albumi i tij i fundit Astroworld, nga kënga e bendit hip-hop “Tear Da Club Up”.

Në dokumentet e gjykatës të siguruara nga TMZ, DJ Paul këmbëngul se refreni i Scott, në të cilin ai këndon, "F**k da club up/F**k da club up", është pothuajse identik me atë të paraqitur në versionin e “Three 6 Mafia” në publikimin e vitit 1995, në të cilin ata përsërisin, "Tear da club up/Tear da club up", shkruan KOHA Ditore.

Ylli veteran, emri i vërtetë i të cilit është Paul Beauregard, vazhdon të pretendojë se Scott në fakt e ka përdorur vargun identik të bendit gjatë performancës së tij në ceremoninë e çmimeve Grammy në fillim të këtij viti - pa lejen e “Three 6 Mafia”.

Ai kërkon dëmshpërblime për shkeljen e pretenduar dhe vlerëson se shuma duhet të jetë më e madhe se 20 milionë dollarë.

Scott ende nuk është përgjigjur lidhur me akuzat.

Artikuj të ngjashëm