Reperi amerikan Travis Scott po përballet me veprime ligjore pasi të paktën tetë persona vdiqën dhe qindra u lënduan në një përplasje në festivalin e tij në Teksas, Astroworld.
Një pjesëmarrës që u lëndua në koncert ka akuzuar Scottin dhe interpretuesin surprizë Drake se kanë nxitur turmën dhe po kërkon 1 milion dollarë si dëmshpërblim.
Asnjëri nuk ka komentuar mbi padinë.
Në një deklaratë pas përplasjes, Scott tha se ai po punonte për të ndihmuar familjet e viktimave - më i riu prej të cilëve ishte vetëm 14 vjeç.
Ndërkohë në rrjetet sociale janë bërë homazhe për të vrarët.
Të premten në mbrëmje kur po mbahej koncerti, shpërtheu paniku ndërsa turma shtyhej drejt pjesës së përparme të skenës ku po përformonte Scott. Gjatë tollovisë, tetë persona mbetën të vdekur dhe rreth 300 kërkuan ndihmë mjekësore.
-
Travis Scott e Astroworld paditen për 750 milionë dollarë
-
Dhjetëra padi të tjera për koncertin ku mbetën të vdekur 9 persona
-
Travis Scott 'i shkatërruar' pasi disa persona vdiqën në koncertin e tij
-
Travis Scott nuk do të përballet me akuza penale
-
Travis Scott i del në ndihmë komunitetit përmes iniciativës “Project HEAL”