Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Transformimi i pabesueshëm i Pearce Brosnanit

Fotot nga xhirimet e filmit "The Last Rifleman" tregojnë transformimin e madh të Pierce Brosnanit, por në të njëjtën kohë edhe atë mund të bëjnë grimerët.

Brosnan luan rolin e veteranit 89-vjeçar të Luftës së Dytë Botërore, Bernard Jordan dhe pamja e tij ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt, shkruan “Mirror”.

Me grim të rëndë dhe flokë krejtësisht të zbardhur, aktori i njohur për rolin e James Bondit, do të ishte i vështirë për t'u njohur nëse do të dilte në rrugë për ndonjë xhiro.

Filmi sjell rrëfimin se si një ushtar i vjetër ikë nga shtëpia e të moshuarve në Irlandë të Veriut për të udhëtuar në Francë, për homazhe shokëve të tij të rënë në 75-vjetorin e Ditës D, në Normandi.

Ai nis një udhëtim të mundimshëm drejt Francës për t'ia bërë nderimet e fundit mikut të tij më të mirë dhe për të gjetur guximin të përballet me fantazmat e së kaluarës së tij.

Historia është frymëzuar nga veterani i Luftës së Dytë Botërore, Bernard Jordan, i cili, në moshën 89-vjeçare, doli nga shtëpia e të moshuarve në Sussex-in Lindor. Ai hipi në një autobus për në Portsmouth, më pas në një traget dhe u nis për në Normandi, Francë, për të shënuar 70-vjetorin e asaj që njihet si Dita D, ditë kur zbarkuan forcat aleate në Normandi. Ky është operacioni më i madh i zbarkimit i ndodhur ndonjëherë.

Image
Artikuj të ngjashëm