Showbiz

“Transformers: Rise of the Beasts” lansohet nëpër kinema

Pas projektit të vitit 2017, “The Last Knight”, vjen edhe vazhdimi i shtatë në serinë e filmave “Transformers”.

Me titull “Transformers: Rise of the Beasts”, filmi vjen i drejtuar nga regjisori Steven Caple Jr. dhe në rolet kryesore i sjell aktorët, Anthony Ramos dhe Dominique Fishback.

Ngjarja e tij përqendrohet tek arkeologët e Bruklinit në vitet ‘90, të cilët e zbulojnë një konflikt të lashtë.

Publiku ka kohë që mezi e priste rikthimin e robotëve shumë të dashur në ekran të madh, dhe tani historinë e vazhdon me një racë të avancuar robotësh bisha, që kanë evoluar në një planet në xhungël të kolonizuar nga Transformers shumë kohë më parë.

Disa prej aktorëve yje që i kanë huazuar zërat për personazhet e tij janë, Ron Perlman, Peter Dinklage, Michelle Yeoh, Liza Koshy, Michaela Jaé Rodriguez, Pete Davidson, Colman Domingo, Cristo Fernández, Peter Cullen, John DiMaggio dhe David Sobolov.

“Transformers: Rise of the Beasts” u lansua nëpër kinematë botërore më 9 qershor.