Top-lista muzikore e Kohavisionit do të transmetohet në termin të ri.
Tani e tutje radhitjen e top 10 këngëve më të dëgjuara të javës, shikuesit e KTV-së do të mundë ta ndjekin të dielave nga ora 16:00.
Emisioni “Top Koha Music” përpilohet përmes votave të adhuruesve të muzikës në portalin koha.net në rubrikën mespërmes.
Ky emision sjell edhe të rejat e fundit nga bota e muzikës.