Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Top Gun: Maverick” shënon debutim të mirë në arkat filmike

Tom Cruise sapo e arriti një moment historik në karrierën e tij, raportoi të hënën agjencia e lajmeve “AP”.

Ylli 59-vjeçar i kinematografisë për herë të parë arriti që me një film të tij t’i arkëtojë më shumë se 100 milionë dollarë në javën debutuese, dhe këtë sukses e shënoi me projektin e fundit, “Top Gun: Maverick”.

Në tri ditët e para të shfaqjes nëpër kinematë e Amerikës Veriore, vazhdimi i shumëpritur i hitit të vitit 1986 arriti t’i arkëtojë gjithsej 124 milionë dollarë nga shitja e biletave. Lajmin e bëri të ditur studioja “Paramount Pictures”, të dielën.

Ndërsa së bashku me paratë e fituara nga shitja e biletave nëpër kinematë botërore, filmi i numëron gjithsej 248 milionë dollarë të arkëtuara në javën e parë të lansimit.

Kjo konsiderohet një hapje jashtëzakonisht e suksesshme për projektin “Top Gun: Maverick”. Tom Cruise, edhe pse shquhet si një prej yjeve më të mëdhenj të kinematografisë, filmat e tij zakonisht nuk shënojnë hapje rekordthyese në arkat filmike.

Edhe “Top Gun: Maverick” i arkëton 1 miliard dollarë në arkat filmike botërore Showbiz “Top Gun: Maverick” i arkëton 1 miliard dollarë në arkat filmike botërore

Vazhdimi i dytë i filmit “Top Gun”, i publikuar në vitin 1986 dhe i cili ishte realizuar nga regjisori i ndjerë, Tony Scott, fillimisht ishte planifikuar të lansohet nëpër kinema në verën e vitit 2020. Por, pandemia i prishi këto plane dhe kështu lansimi i tij u shty disa herë.

“Top Gun: Maverick” vjen i realizuar nga regjisori Joseph Kosinski, për producent e ka Jerry Bruckheimerin, ndërsa është bashkëprodhuar dhe bashkëfinancuar nga kompania filmike “Skydance”. Besohet se realizimi i tij ka kushtuar gjithsej 152 milionë dollarë.

Filmi i ri e sjell yllin hollywoodian, Tom Cruise, duke e përsëritur rolin e pilotit, Pete ‘Maverick’ Mitchell. Ai rikthehet në programin elitar të trajnimit të aviacionit për ta trajnuar brezin e ardhshëm të fluturuesve. Rolet e pilotëve të rinj i luajnë aktorët: Miles Teller, Glen Powell, Monica Barbaro, Greg Tarzan Davis, Danny Ramirez, Lewis Pullman dhe Jay Ellis.

Jennifer Connelly, Jon Hamm dhe Val Kilmer, po ashtu i përsërisin rolet nga filmi i parë “Top Gun”.

Edhe Tom Cruise nderohet me dekoratën më të lartë të ushtrisë amerikane Showbiz Tom Cruise nderohet me dekoratën më të lartë të ushtrisë amerikane

“Top Gun: Maverick” tani përfshihet në listën e top filmave me hapjen më të mirë në kohë pandemie.

Vendin e parë të kësaj liste vazhdon ta mbajë projekti me superheroin shumë të dashur nga publiku, “Spider-Man: No Way Home”, me 260 milionë dollarë të arkëtuara në javën e parë të shfaqjes, i përcjellë tutje nga filmat, “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” me 187 milionë dollarë të fituara, dhe “The Batman” me 134 milionë dollarë të arkëtuara në javën debutuese.