Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Cruise i falënderon fansat gjatë kërcimit me parashutë

Ylli hollywoodian, Tom Cruise, shquhet për faktin se i realizon vet të gjitha skenat e rrezikshme në filmat e tij të mbushur me aksion, prandaj nuk është për t’u çuditur që zgjodhi t’i urojë fansat për festat e fundvitit, pikërisht gjatë realizimit të një skene të rrezikshme të filmit të ardhshëm, “Mission: Impossible-Dead Reckoning”, ku ai shihet duke kërcyer me parashutë nga helikopteri.

Cruise vendosi t’i falënderojë adhururesit e filmit “Top Gun: Maverick” në këtë mënyrë të veçantë, pikërisht në kohën kur u bë i ditur lajmi se ky projekt do të filloj së transmetuari në platformën “Paramount+”, të enjten më 22 dhjetor.

“Nuk doja që të përfundojë viti pa ju falënderuar të gjithëve që keni shkuar nëpër kinema për ta përkrahur filmin ‘Top Gun: Maverick’”, dëgjohet duke thënë aktori, para se të ndërpritet nga regjisori Christopher McQuarrie, i cili ia kujton se duhet të vazhdojë me xhirimin e skenës së filmit.

“Duhet ta xhirojmë këtë skenë”, deklaron tutje Cruise dhe kërcen nga helikopteri. “Faleminderit që e keni pëlqyer projektin ‘Top Gun’ dhe që na lejoni t’ju argëtojmë me filmat tanë. Është vërtetë një nderë i madh për mua. Ndihem shumë me fat për punën që e bëjë. Ju uroj festa të lumtura dhe të sigurta. Shihemi me filmat e radhës”.

Videoja e postuar në rrjetet sociale dhe në YouTube është xhiruar në Afrikën Jugore, dhe është pjesë e procesit të xhirimit të filmave të shumëpritur nga publiku, “Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One & Two”.

“Top Gun: Maverik” është filmi i parë i yllit të kinematografisë, Tom Cruise, që i arkëtoi më shumë se 1 miliardë dollarë në arkat filmike botërore.