Tom Hanks e ka kritikuar një kompani kanabisi për faktin se e ka përdorur ngjashmërinë e tij për ta shitur një kafe me kanabis.
Ylli i respektueshëm i filmit u prononcua të martën në mediat sociale dhe i sulmoi drejtuesit në CannaPro CBD për mbështetjen e mallrave të tyre me një citim mashtrues reklamimi dhe një foto të fituesit të “Oscarit”, shkruan KOHA Ditore.
"Kjo është e rreme dhe një mashtrim i qëllimshëm", shkroi ylli i Philadelphia. "Kurrë nuk e kam thënë këtë dhe kurrë nuk do të mbështes diçka të tillë. Ç’është kjo, mik!"
Ngjashmëria e Hanks u përdor në një mbështetje të një kafeneje, e cila u ofron klientëve një "stimulues legal, adiktiv të prodhuar në Kanada", vitin e kaluar.
Artikuj të ngjashëm