Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Grennan i kryeson toplistat britanike me albumin e ri

Këngëtari britanik, Tom Grennan, i ka pushtuar toplistat muzikore në vend me albumin e ri të titulluar, “What Ifs & Maybes”. Ky është projekti i dytë që ia sjell një sukses të tillë artistit.

Albumi i ri vjen pas atij të vitit 2021, “Evering Road”, i cili po ashtu i kryesoi toplistat në Britani të Madhe, dhe pas albumit të tij debutues, “Lighting Matches”, i cili u pozicionua në vendin e pestë me t’u lansuar në vitin 2018.

Grennan arriti t’i mund disa yje të njohur të muzikës rok si grupi, “Queens of the Stone Age”, albumi i tetë i së cilit u rendit i dyti në këtë listë. Me titull “In Times New Roman”, albumi vjen pas atij “Villains” i cili i kryesoi toplistat kombëtare me t’u publikuar në vitin 2017.

Ndërkaq, në pozitën e tretë këtë javë gjendet ylli i muzikës pop, Harry Styles, me albumin e fundit “Harry’s House”.

Përgatiti: Edona Binaku