Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Timothee Chalamet në bisedime për ta luajtur Bob Dylanin në biopikun e ri

Timothee Chalamet thuhet se është në bisedime për ta luajtur Bob Dylanin në biopikun e ardhshëm “Going Electric”.

Filmi i paraqet polemikat rreth Dylanit kur ikona e folkut akustik e përvetësoi rock n’ rollin dhe kaloi në kitarë elektrike në Newport Folk Festival në vitin 1965.

Dylan do të jetë këshilltar për filmin si dhe producent ekzekutiv, ndërsa regjisori i filmit “Ford V Ferrari”, James Mangold do ta bëjë regjinë. Menaxheri i kamotshëm i Dylan, Jeff Rosen, është mes producentëve.

Image

Chalamet raportohet se po merr mësime kitare përpara projektit, raporton “Deadline”, shkruan KOHA Ditore. Ai nuk do të jetë aktori i parë që e portretizon Dylanin në ekranin e madh - të tjerët që e kanë luajtur yllin e Hurricane në filma përfshijnë Cate Blanchett, Christian Bale dhe Richard Gere.