The Weeknd, ka ndërprerë koncertin të shtunën në Kaliforni, pasi humbi zërin në mes të performancës, shkroi të dielën Reuters.
Këngëtarit kanadez të popit i ndodhi kjo pas katër këngëve në stadiumin SoFi, kur interpretuesi tha se duhej të anulonte koncertin.
Ai e njoftoi audiencën se paratë e tyre do t’iu ktheheshin.
“Zëri im iku gjatë këngës së parë dhe jam i shkatërruar”, tha The Weeknd në një postim në Twitter dhe premtoi se do ta kompensojë me një datë të re.
The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, filloi karrierën e tij në vitin 2010 dhe ka fituar katër çmime Grammy deri më tani.
Artikuj të ngjashëm