Me lansimin e filmit “Suicide Squad” në vitin 2016, publiku e mirëpriti historinë e personazheve të ligë të bazuar në librat komikë “DC Comics”, të cilët bëhen bashkë për ta shpëtuar botën.
Dhe tani që vazhdimi i dytë i këtij projekti është gati, mendohet se vëmendja e adhuruesve do të jetë edhe më e madhe, për shkak të kastës së aktorëve yje të përfshirë në film.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“The Suicide Squad 2” edhe një herë i sjell betejat e rrezikshme të keqbërësve dhe anti-heronjve, të cilët detyrohen të punojnë në një mision të rëndësishëm qeveritar.
I realizuar nga regjisori James Gunn, filmi në rolet kryesore i sjell aktorët e njohur hollywoodian: Margot Robbie, Taika Waititi, Idris Elba, Pete Davidson, Viola Davis, Joel Kinnaman, Jai Courtney, Michael Rooker, Peter Capaldi, John Cena dhe të tjerë. Edhe ylli i filmave aksion Sylvester Stallone, i është bërë pjesë e këtij projekti të shumëpritur.
“The Suicide Squad 2” lansohet për publikun e gjerë, më 6 gusht të këtij viti.