Aktorët e njohur, Denzel Washington dhe Rami Malek, do t’i portretizojnë zyrtarët ligjorë nga Los Angelesi që vihen në kërkim të një vrasësi serik, në filmin më të ri “The Little Things”.
Trileri psikologjik është realizuar me skenar dhe regji të John Lee Hancockut. Ndërsa rolin e vrasësit të përndjekur nga policia e luan këngëtari dhe aktori, Jared Leto.
Në trilerin e filmit të publikuar një ditë më parë, sherifi Joe “Deke” Deacon, i cili në film portretizohet nga Denzel Washington, rekrutohet jozyrtarisht nga rreshteri Jim Baxter, rolin e të cilit e luan Rami Malek. Së bashku ata vihen në kërkim të vrasësit të rrezikshëm, por kjo përndjekje nuk kalon pa pengesa.
Përveç tre yjeve të shpërblyer me “Oscar”, në film luajnë edhe aktorët Natalie Morales, Terry Kinney, Chris Bauer, Joris Jarsky, Isabel Arraiza dhe Michael Hyatt.
“The Little Things” do të lansohet nëpër kinema dhe në platformën digjitale HBO Max, më 29 janar të vitit 2021.
-
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë
-
Cena dhe André sjellin shumë të qeshura me filmin “Little Brother”
-
Në “Shelter”, Jason Statham shndërrohet nga vrasës në një hero
-
“Caught Stealing” bën bashkë në ekran yjet, Butler dhe Kravitz
-
“London Calling”, film i mbushur me humor dhe aksion