Filmi me spiun i regjisorit Matthew Vaughn, që është vazhdimi i ri në serinë e filmave “Kingsman”, ishte planifikuar të lansohej për publikun e gjerë në shtator të vitit 2020, por është shtyrë për dhjetor të këtij viti.
Në këtë vazhdim të ri i cili shërben si tregim i origjinës së projekteve, “Kingsman: The Secret Service” dhe “Kingsman: The Golden Circle”, luajnë aktorët e njohur për publikun, Ralph Fiennes dhe Gemma Arterton.
Ngjarja e filmit zë vend në fillim të viteve ’90 dhe është një tregim i trilluar që fokusohet rreth jetës së përditshme në regjimentin e Dukës së Lancasterit brenda Ushtrisë Britanik. Ky regjiment i këmbësorisë për më shumë se 100 vjet i ka përfshirë agjentët e njohur si “Kingsman” në një gradë unike.
Filmi i tregon fillimet e hershme të agjencisë së famshme të spiunimit.
“The King’s Man” vjen nëpër kinema më 22 dhjetor të këtij viti.
-
“Mortal Kombat 2” u sjell fansave të videolojës skena epike aksion
-
Denis Villeneuve do të jetë regjisori i filmit të ri të James Bondit
-
“Superman” rikthen superheroin e dashur të publikut
-
“Mission: Impossible 8” finalizon historinë e agjentit Ethan Hunt
-
Çka po e zgjat kaq shumë gjetjen e James Bondit të ri?