Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“The Karate Kid” rikthehet pas 30 vitesh

Një brez i tërë janë rritur me filmin “The Karate Kid”, dhe sigurisht që do ta shihnin me shumë kureshtje rikthimin e dy personazheve kryesor të filmit, Ralph Macchio dhe William Zabka në rolet e tyre ikonike, Daniel LaRusso dhe Johnny Lawrence, 3 dekada më vonë.

Producentët ekzekutiv të filmit premtojnë se fansat e filmit origjinal të 1984 duhet të presin mjaft ngjashmëri, transmeton tch.

“Si të gjithë që jemi rritur në vitet ’80, jemi fansa të mëdhenj të “The Karate Kid”, thuhet në deklaratën e tyre, duke shtuar se “Cobra Kai do të jetë një vazhdimësi e vërtetë e filmit origjinal, ku i shtohen komedi, zëmër dhe skena ndeshjesh drithëruese”.

{gallery}