Sezoni i dytë është vazhdim i drejtpërdrejtë i sezonit të parë, i cili ishte edhe vetë vazhdim i filmit “Karate Kid” nga viti 1984.
Sezoni i parë i Cobra Kai bën fjalë për Johnny Lawrence (William Zabka), ish-anëtarin e Cobra Kai dojo, i cili i kthehet karatesë, për ta trajnuar gjeneratën e re të luftëtarëve pasi që 34 vjet më parë humbi nga Daniel LaRusso (Ralph Macchio).

Johnny dhe Daniel përsëri e “ndezin” armiqësinë e tyre shumëvjeçare në sezonin e parë, por si duket sezoni i dytë do të vazhdojë një hap më tej, sepse Danieli sërish e hap dojon e vet, Miyagi-Do dojo, që pagëzohet sipas mësuesit të Danielit nga filmat Karate Kid. Teaseri e sqaron rivalitetin në rritje midis dy dojove, i cili përcillet tek nxënësit e tyre, dhe kështu e imiton temën e filmit origjinal, shkruan KOHA Ditore.
Zabka dhe Macchio kthehen në rolet e tyre legjendare, ndërsa atyre u bashkohet edhe një tjetër aktor paraprak - Martin Kove si Cobra Kai origjinal, sensei John Kreese.
Cobra Kai mbërrin në YouTube Premium më 24 prill.
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
“Karate Kid: Legends” i rikthen yjet Jackie Chan dhe Ralph Macchio
-
Fragmenti i parë zyrtar për sezonin e dytë të "Narcos: Mexico"
-
“Angry Birds 2” me porositë për shpëtimin e botës
-
Zbulohet ideja e “çmendur”, një film “Rocky Vs. Karate Kid”