Filmat “Karate Kid” kanë bazë të gjerë të adhuruesve anekënd botës, sidomos nga ata që i pëlqejnë artet marciale.
Vazhdimi i gjashtë në serinë e këtyre filmave me titull “Karate Kid: Legends” i rikthen në ekran të madh yjet Jackie Chan dhe Ralph Macchio. Kurse publikut ia prezanton protagonistin e ri, Ben Wang. Pjesë e kastës janë edhe aktorët Joshua Jackson, Sadie Stanley, dhe Ming-Na Wen.
Filmi me regji të Jonathan Entwistle, e rrëfen historinë e një mjeshtri të ri të sportit luftarak kung-fu, Li Fong, i cili pas një tragjedie familjare bashkë me nënën e tij zhvendoset nga Pekini në New York. Në qytetin e ri, djaloshi mundohet ta gjejë veten, por vazhdimisht futet në telashe. Një ditë, për ta ndihmuar mikun e tij të ri, Li vendos të marrë pjesë në një garë të karatesë. Mirëpo aftësitë për këtë sport luftarak nuk mjaftojnë që ai ta fitojë garën, prandaj mësuesi i tij, Mr. Han, i drejtohet yllit të vërtetë të filmave “Karate Kid” për ndihmë.
“Karate Kid: Legends” lansohet për publikun e gjerë më datë 30 maj.
-
Bota virtuale bëhet reale në filmin “Jumanji: Open World”
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
“Masters of the Universe” sjell heroin He-Man në ekran të madh
-
Pas rikthimit të projektit filmik “Rush Hour”, cilën franshizë tjetër mund ta ringjallë Trumpi?
-
Bruce Lee, Jackie Chan dhe “A Better Tomorrow”: Kina prezanton planin për filmat kung fu të krijuar me AI