Fanatikët e filmave të studios “Marvel” patën mundësinë ta ndjekin trilerin e parë të serisë së ardhshme, “The Falcon and the Winter Soldier”, i cili debutoi gjatë finales së kampionatit të futbollit amerikan “Super Bowl”. Dhe në sekuencat e përfshira në këtë triler të parë ata nuk mbetën të zhgënjyer, pasi seriali gjashtë episodesh duket të jetë i mbushur me skena aksion, eksplozione, dyluftime të rrezikshme dhe humor.
Seriali i bazuar në dy personazhe dytësore të filmave me superheronj, “Avengers”, do të filloj së shfaquri për publikun më 19 mars në platformën digjitale Disney+.
I krijuar nga Malcolm Spellman, ngjarja në këtë serial vazhdon pas historisë së filmit të vitit 2019, “Avengers: Endgame”. Steve Rogers ka hequr dorë nga roli i tij si superheroi Captain America, dhe miku i tij Falcon i ka marrë përsipër detyrat e tij për ta shpëtuar botën nga personat e ligë.
Në serial rolet protagonist i kanë Anthony Mackie i cili e portretizon Falconit, dhe Sebastian Stan i cili vjen në rolin e mikut tjetër të Captain Americas, Winter Soldier.
Pjesë e kastës së aktorëve të këtij projekti janë edhe: Emily VanCamp, Daniel Brühl, Wyatt Russell, Noah Mills dhe Carl Lumbly.
“The Falcon and the Winter Soldier” i bashkohet serialit tjetër mjaft të lavdëruar të bazuar në universin Marvel, “WandaVision”, i cili po ashtu zë vend pas ngjarjeve të filmit të fundit “Avengers: Endgame”, si dhe transmetohet në platformën Disney+. Fansat tutje mund ta presin edhe lansimin e serialit të radhës, “Loki”, që e risjellë në ekran një tjetër personazh të filmave “Avengers”.
Edhe
Tom Hiddleston e përsërit rolin e Lokit në serinë e ardhshme të platformës “Disney+”
Aktori britanik Tom Hiddleston e përsërit rolin e Lokit, ndërsa në të luajnë edhe aktorët: Owen Wilson, Sophia Di Martino, Gugu Mbatha-Raw, Sasha Lane dhe Wunmi Mosaku.
Xhirimet e serialit 6-episodësh kanë filluar në janar të vitit 2020 në Atlanta, por ato ishin pezulluar përkohësisht në muajin mars, si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Puna rreth realizimit të këtij projekti kishte vazhduar në shtator të këtij viti, ndërsa pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor.
“Loki” pritet të lansohet në platformën “Disney+” në maj të vitit 2021.