Showbiz

“The Doors” paralajmëron “The Soft Parade” Deluxe Edition për 50-vjetorin e albumit

Një Deluxe Edition i albumit të katërt të “The Doors”, “The Soft Parade”, do t’i përfshijë dy CD të materialit bonus për ta shënuar 50-vjetorin e albumit.

Seti, i cili gjithashtu e përmban një kopje vinil të albumit të vitit 1969, do të dalë më 18 tetor, shkruan KOHA Ditore.

Disku i parë i koleksionit me tre CD e përfshin një version të rimasteruar të albumit nga Bruce Botnick së bashku me "Who Scared You", ana B e singlit “Wishful Sinful".

Disku i dytë i përmban tri këngë nga provat me tastieristin Ray Manzarek - të titulluar "Screamin' Ray Daniels" - në vokale dhe pjesë të reja të basit nga Robert DeLeo i Stone Temple Pilots, dhe pesë këngë nga të cilat janë hequr instrumentet me tela dhe boritë. Kitaristi Robby Krieger shtoi pjesë të reja në tre mikset e reja.

Disku i fundit i përfshinë katër seanca në studio, përfshirë një interpretim njëorësh "Rock Is Dead" i cili e bën debutimin e tij zyrtar këtu.

Deluxe Edition tani është në dispozicion për para-porositje në faqen e internetit të Doors, duke e përfshirë një version i cili vjen me një litografi të limituar të artit origjinal të kopertinës në 500 kopje.

Lista e këngëve të “The Doors”, 'The Soft Parade' 50th-Anniversary Deluxe Edition

Disku 1
1. “Tell All the People”
2. “Touch Me”
3. “Shaman’s Blues”
4. “Do It”
5. “Easy Ride”
6. “Wild Child”
7. “Runnin’ Blue”
8. “Wishful Sinful”
9. “The Soft Parade”
Kënga bonus
10. “Who Scared You” – ana-B

Disku 2
1. “Tell All the People” (Doors only mix)
2. “Touch Me” (Doors only mix w/new guitar overdub)
3. “Runnin’ Blue” (Doors only mix w/new guitar overdub)
4. “Wishful Sinful” (Doors only mix w/new guitar overdub)
5. “Who Scared You” (Doors only mix)
6. “Roadhouse Blues” -- Ray Manzarek on vocal
7. “(You Need Meat) Don’t Go No Further” – Ray Manzarek on vocal
8. “I’m Your Doctor” – Ray Manzarek on vocal
9. “Touch Me” (Doors only mix)
10. “Runnin’ Blue” (Doors only mix)
11. “Wishful Sinful” (Doors only mix)

Disku 3
1. “I Am Troubled”
2. “Seminary School” (aka “Petition the Lord With Prayer”)
3. “Rock Is Dead” – Complete Version
4. “Chaos”