Aktori i njohur Terry Crews ka pranuar se do të “dëshironte” që të luajë rolin e Jaxit në filmin “Mortal Kombat”, pasi një fotografi e tij si Jax është shfaqur në rrjetet sociale.
Fansat janë befasuar kur Ed Boon, bashkë-krijuesi i video-lojës “Mortal Kombat”, së fundmi publikoi një fotografi në të cilën shihet Crews si Jax, me duart e tij robotike nga të cilat del avulli, transmeton Koha.net.
I WOULD LOVE TO DO THIS!!!??????????
— terry crews (@terrycrews) January 24, 2019
Incredible work @bosslogic https://t.co/Q9QuQ2OgS6
Boon, po ashtu, këtë fotografi e ka postuar në Twitter me mbishkrimin: “Um... Nëse Jax është në ‘Mortal Kombat 11’”. Crews i është përgjigjur shumë shpejt, duke shkruar: “Do të dëshiroja që ta bëjë këtë”.
Gjithashtu, së fundmi video-loja “Mortal Kombat 11” ka lansuar një seri të trailerëve dhe pritet të jetë në dispozicion nga muaji prill i këtij viti në pothuajse të gjitha platformat.
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
“Mortal Kombat 2” u sjell fansave të videolojës skena epike aksion
-
Chris Pratt në luftë me inteligjencën artificiale në filmin e ri “Mercy”
-
Will Smith mezi po pret ta shohë projektin filmik të Jamie Foxxit
-
“Mission: Impossible - Dead Reckoning Part One” së shpejti nëpër kinema