Aktori Arnold Schwarzenegger, i njohur sidomos për rolin në filmat “Terminator”, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Ylli 73-vjeçar i Hollywoodit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë postoi një video duke marrë dozën e parë të vaksinës në stadiumin “Dodgers” në Los Angeles, që u kthye në një qendër masive vaksinimi. Ai ishte në veturë teksa mori vaksinën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në Instagram, aktori inkurajoi të gjithë njerëzit që kanë të drejtë të vaksinohen, ta marrin atë.
“Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në radhë. Nëse keni të drejtë, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Eja me mua nëse dëshiron të jetosh!”, ka shkruar aktori i famshëm në Instagram.
Aktualisht, në Los Angeles, të gjithë personat mbi moshën 65 vjeç kanë të drejtë për vaksinim.