Njëri nga anëtarët më të njohur të bendit k-pop Big Bang, Seungri, njoftoi se po tërhiqet nga bota e showbizit, pas akuzave se ishte tutor i vajzave për shoqëruese seksuale për partnerët e huaj afaristë, gjë që shkaktoi telashe në skenën muzikore botërore të k-pop.

Policia kohët e fundit ka siguruar prova rreth kësaj vepre, raporton BBC. Seungri do të largohet nga bendi Big Bang, i njohur edhe me titullin si "mbretërit e k-popit", i cili që nga fillimi i tyre në vitin 2006 i ka shitur më shumë se 140 milionë albume. Njëzetetetëvjeçari Seungri shkroi në Instagram:
“Vendosa të tërhiqem nga bota e showbizit për shkak të polemikave që arritën përmasa të mëdha. Kur është fjala për hetimin, çdo gjë do të hetohet detajisht në mënyrë që të lirohem nga të gjitha akuzat.
Ai gjithashtu e hedh poshtë plotësisht informacionin për tutorimin e vajzave, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
Këngëtari korean lë bendin pas akuzave për krim seksual
“Në muajin e fundit kam marrë kritika të shumta dhe urrejtje nga publiku. Disa më shpallin edhe tradhtar të kombit. Personalisht, nuk mund të toleroj që dëmi t’iu shkaktohet të gjithëve përreth meje, vetëm me qëllim që ta “shpëtoj” veten. I falënderoj sinqerisht adhuruesit brenda dhe jashtë Koresë që më kanë përkrahur 10 vjetët e fundit. Mendoj se ky është momenti kur gjithçka duhet të ndërpritet për ta mbrojtur nderin e Big Bangut”, - shkroi ai.
Këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Lee Seung-Hyun, i është ndaluar largimi nga Koreja Jugore deri në përfundimin e hetimit të policisë, por duke pasur parasysh se në fund të marsit atij i fillon shërbimi ushtarak, policia njoftoi se hetimi do të përshpejtohet. Mediat shkruajnë se këngëtari e mori vendimin vetë pa u këshilluar me agjentët e tij paraprakisht.