Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Teaseri për filmin “Joker”

Warner Bros ka publikuar trilerin e parë për “Joker”, filmin e ardhshëm për keqbërësin klasik të Batmanit. Regjisor është Todd Phillips, ndërsa në rolin kryesor paraqitet Joaquin Phoenix.

Trileri na jep vështrimin e parë për vizionin e Phoenixit për personazhin, klounin dhe komedianin nga Gotham, i cili quhet Arthur dhe i cili duket se është në një fazë të keqe të jetës. Atë e rrahin dhe e poshtërojnë nëpër rrugë dhe në metro, ndërsa ai mendon: "Jam vetëm unë apo e gjithë shoqëria po çmendet?". Gjatë trilerit e ndjekim zhytjen e tij në çmenduri, ndërsa në fund e shohim në rrobat e njohura, shkruan KOHA Ditore.

Image

Përveç Phoenix, në film luajnë edhe Zazie Beetz, Robert De Niro, Bryan Callen, Shea Whigham, Frances Conroy, Glenn Fleshler, Brett Cullen, Marc Maron, Josh Pais, Bill Camp dhe Douglas Hodge.

Joker do të shfaqet në kinema më 4 tetor 2019.