Adhuruesit e muzikës rrallëherë shohin atë që ndodh prapa skenave të performancave.
Këtë do t’ua ofrojë kamera e KTV-së përmes emisionit Top Koha Music, i cili do të paraqes tek shikuesit e tij gjithë atë që ndodh gjersa këngëtarët bëhen gati për të kënduar, në koncerte të vogla apo të mëdha.
Që nga nisja për tek vendi ku do të performojnë, udhëtimi që ata bëjnë, çfarë hanë e pinë, provat që bëjnë e deri tek performanca live që bëjnë para adhuruesve të shumta.
Protagonisti parë i kësaj rubrike do të jetë reperi Elinel, i cili vjen në Top Koha Music këtë të diel në ora 18:00!
Artikuj të ngjashëm