Aktori Channing Tatum dhe këngëtarja Jessie J janë ndarë sërish.
“Ata u kujdesën mjaftueshëm për njëri-tjetrin që të provonin sërish, por e kuptuan se ishte më mirë të vazhdonin ndaras”, ka thënë një burim për “People”. “Ishte plotësisht miqësore”.
Dyshja ishte ribashkuar në muajin janar, pas ndarjes një muaj më herët pas lidhjes njëvjeçare.
Tatum konfirmoi ribashkimin më 24 janar përmes një postimi në Instagram.
“Channing është shumë i ngarkuar me karrierën e tij dhe të qenit baba. Atë po e pret një botë dhe po përpiqet të menaxhojë ngarkesën e që s’është e lehtë”, ka thënë tutje burimi.
39-vjeçari ka një vajzë gjashtëvjeçare me ish-gruan e tij, Jenna Dewan.
Artikuj të ngjashëm
-
Channing Tatum: Prindërimi është i vështirë, por i bukur
-
Jessie J mori leje nga Channing Tatum për ta përmendur në këngën e re
-
Jessie J zbulon se do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër, pas diagnostikimit me kancer gjiri
-
Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë
-
Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”