Aktori Channing Tatum është beqar për Krishtlindje pasi që raportohet se është ndarë nga këngëtarja Jessie J..
Bukuroshi i Magic Mike dhe ylli britanik i popit Jessie kanë qenë në lidhje romantike që nga tetori i vitit 2018, kur u vërejtën për herë të parë në shoqëri të njëri-tjetrit.
Më pas ata filluan të ndajnë foto të tyre së bashku në mediat sociale, ndërsa kjo lidhje madje e frymëzoi krijuesen e hitit Price Tag për ta shkruar një këngë për Tatum, të cilën ajo e debutoi në një koncert në Los Angeles në shtator.
Megjithatë, si duket çifti që nga ai moment janë larguar.
Një burim tha për People.com, "Nuk kishte ndonjë dramë. Ata thjesht vendosën të ndahen dhe janë ende miq të mirë".
Edhe
Tatum e Jessie J ndahen sërish
Romanca ishte e para për Tatumin pas ndarjes nga kolegia e filmit “Step Up”, Jenna Dewan në prill të vitit 2018 pas pothuajse nëntë vjet martese, shkruan KOHA Ditore. Ish të dashuruarit zyrtarisht e fituan statusin e tyre ligjor të beqarëve muajin e kaluar, kur një gjyqtar e nënshkroi shkurorëzimin e tyre, megjithëse ata ende po punojnë rreth marrëveshjes së ndarjes së pasurisë së tyre, si dhe marrëveshjes së kujdestarisë për fëmijën e tyre të vetëm, vajzën gjashtëvjeçare Everly.
Lajmi për ndarjen e Tatum dhe Jessie vjen derisa Dewan po përgatitet të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe i dashuri i saj i ri, aktori Steve Kazee, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku në fillim të vitit 2020.