Showbiz

Takat e Kim Kardashianit që urrehen nga adhuruesit

Edhe pse ajo është e njohur në botë për shprehjen e saj të modës, ylli i reality TV, Kim Kardashian, është kritikuar vazhdimisht për përzgjedhjen e takave të saj. Ylli 38-vjeçar nuk heq dorë nga takat japoneze të cilat dikur ishin hit. Shumë fansa besojnë se ky trend i modës, i cili u bë i famshëm në vitet 2000 nga Britney Spears dhe Jennifer Aniston, duhet të mbetet në të kaluarën.

Gjatë muajve të fundit, Kim nuk i ka hequr këto take, të dizajnuara nga bashkëshorti i saj, reperi 42-vjeçar Kanye West, për koleksionin e tij Yeezy, shkruan KOHA Ditore. Gruaja e tij si duket po i jep atij mbështetje të plotë duke i promovuar këpucët me nënshkrimin e tij, por gjykuar nga komentet, kjo nuk u pëlqen fare ndjekësve të saj.

Image

Kim i kushton shumë vëmendje modës, ndërsa në një episod të showt Keeping Up With the Kardashians, ajo zbuloi se bashkëshorti i saj, Kanye, e ndihmon atë në përzgjedhjet e modës. 'Kanye e zgjodhi atë. Ai ma dërgoi një email në të cilin shkruajti - nuk mund të bartësh më syze të mëdha, tani është gjithçka me syze të imëta dhe të vogla”, tha starleta, duke shtuar se më pas ai ia dërgoi asaj një email të ri plot me fotografi nga vitet '90 ku njohësit e modës bartin syze më të vogla.