Taika Waititi po kthehet në karrigen e regjisorit për ta bërë regjinë e “Thor 4”.
Burimet e “Deadline” thonë se regjisori është angazhuar për ta shkruar skenarin dhe për ta bërë regjinë e filmit të ardhshëm në franshizën e Marvel, dy vjet pasi kishte bërë regjinë e vlerësuar të Thor: Ragnarok, i cili u shfaq në kinema në vitin 2017.
Ngjarja e filmit të katërt është ende duke u krijuar, por Chris Hemsworth është angazhuar për ta përsëritur rolin e tij si superheroi me çekiçin vrasës, shkruan KOHA Ditore.
“Thor 4” nuk ka ende datë të shfaqjes.
Waititi i zënë ka projekte të shumta në pritje - ai është angazhuar edhe për ta bërë regjinë e filmave aksion “Akira” dhe “Flash Gordon”.
Artikuj të ngjashëm
-
Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”
-
“Spider-Man: Brand New Day”, rikthimi i madh i heroit të famshëm
-
Komediani i njohur do ta shkruajë skenarin e filmit të ri të serisë “The Lord of The Rings”
-
Cillian Murphy rikthehet në botën e “Peaky Blinders” me filmin e ri
-
Kristen Stewart do të donte të drejtonte rikrijimin e filmit “Twilight” me buxhet të madh