Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sylvester Stallone dhe familja e tij u takuan me Papa Françeskun

Ylli i hollywoodit, Sylvester Stallone, e realizoi një prej takimeve më të veçanta të jetës së tij.

Aktori 77-vjeçar i filmave “Rocky” dhe familja e tij u pritën në Vatikan nga Papa Françesku, gjatë udhëtimit të familjes Stallone në Itali.

Siç shihet në një video të shpërndarë në media dhe rrjete sociale, Stallone shihet duke i shtrënguar dorën Papës 86-vjeçar, i cili shërbyen si udhëheqës i Kishës Katolike nga viti 2013.

Sylvester po ashtu shihet teksa e prezanton Papën me gruan e tij, Jennifer Flavin dhe tre fëmijët e çiftit, Sophia, Sistine dhe Scarlet, si dhe vëllain e tij Frank Stallone.

“Sa shumë fëmijë qenkan”, dëgjohet duke thënë Papa Françesku.

Ylli i projekteve “Rocky” dhe “Rambo” në një moment bëri shaka me Papën duke e ftuar të bëjnë box, kurse ai i përgjigjet, “Jemi rritur me filmat e tu”.

Edhe Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës Showbiz Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës

Kjo nuk ishte vizita e parë e familjes Stallone në Vatican. Udhëtimi i tyre nëpër Itali e përfshiu edhe një vizitë në qytetin, Gioia del Colle, ku Sylvester dhe vëllai i tij Frank, u shpallën qytetarë nderi për shkak të prejardhjes së familjes së tyre nga kjo zonë.

Përgatiti: Edona Binaku

{gallery}