Aktori i njohur botëror, Sylvester Stallone, është nderuar për suksesin që ka korrur me filmat “Rocky” të cilët i shkroi dhe i drejtoi vet, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Stallone është nderuar me çelësin e qytetit të Philadelphias, pas 47 vjetësh të lansimit të filmit “Rocky”.
Ai e pranoi nderimin pasi shkoi për ta vizituar qytetin ku ai filloi gjithçka. Pihadelphia ka shpallur të dielën e javës që shkoj si “Ditën e Rockyt”.
Aty ishin mbledhur shumë fansa, të cilëve aktori ju drejtuar me fjalët “vazhdoni të grushtoni” në fjalimin të cilin ai mbajti para tyre.
Pothuajse 50 vjet pasi Rocky Balboa në mënyrë të famshme u ngjit në shkallët e Muzeut të Artit të Philadephias, Stallone u kthyer aty ku filloi gjithçka. Drama sportive u lansua për publikun në vitin 1976.
“Jeta ime ndryshoi kur shkova në këtë ndërtesë, pasi ngjita këto shkallë rreth 20 herë kur isha shumë, shumë i ri. Hyra aty dhe mu ndryshua jeta”, ka thënë ai.
Ylli i porositi fansat që secili prej tyre duhet t’i dërgojë fëmijët në atë muze, sepse sipas tij, nga aty nuk do të dalin ashtu siç ishin më parë.
"Faleminderit nga thellësia e zemrës sime. Nuk më besohet që e bëtë këtë”, ka thënë Stallone, duke iu referuar çelësit të qytetit me të cilin u befasua para fjalimit të tij.
Stallone, të cilit për këtë ngjarje iu bashkua edhe gruaja e tij, Jennifer Flavin Stallone, tregoi se sa e jashtëzakonshme ishte të ishe prezent në inaugurimin e “Ditës së Rockyt”.
"Unë kam qenë nëpër botë. Kam parë shumë gjëra. Kam qenë me fat që kam parë shumë gjëra, vende të mahnitshme si Piramidat, Koloseun, por për një arsye, këto 72 shkallë më frymëzojnë dhe më emocionojnë”, ka vazhduar ylli.

Ai ka treguar se kushdo që ngjitet aty i duket sikur është kampioni i ëndrrave të tij.
“Është një mundësi. Kjo është një shkëndijë shprese. Jeta është një luftë. Është një ndeshje e vështirë, kështu që bëhuni gati. Do të fitosh disa beteja, dhe do të humbasësh shumë të tjera”, ka thënë 77-vjeçari.
Ai gjithashtu u shpreh krenar se sa të famshëm e ka bërë qytetin e Philadelphias filmi “Rocky”.
“Është i pallogaritshme ndikimi që Rocky ka pasur në qytetin tonë, miliona vizitorë që na ka sjellë. Është amplifikuar qyteti ynë anembanë botës, gëzimi që filmi sjell për secilin prej nesh. Dhe ç'është më e rëndësishmja, mënyra se si Rocky vazhdon të na frymëzojë që të mos dorëzohemi kurrë dhe të ecim përpara”, ka thënë Stalone.