Sunny Hill Festival ka bërë të ditur se ditët e festivalit në Kosovë, këtë vit do të shtohen.
Sipas njoftimit të bërë në rrjetet sociale të enjten, Sunny Hill do të zhvillohet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.
Viteve të kaluara, festivali është zhvilluar për tri ditë radhazi, zakonisht në muajin gusht.
Sunny Hill Festival nuk është mbajtur në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë me COVID-19.
Një numër i madh i emrave të njohur të muzikës në botë kanë qenë pjesë e këtij festivali, duke e bërë atë si një prej më të mëdhenjve në Ballkan.
Dua Lipa, Gashi, Miley Cyrus, Kalvin Harris, Martin Garrix e shumë emra të tjerë janë ngjitur në skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë.