Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Summer 1 KL” për stinën e nxehtë

Në kuadër të skemës programore të Kohavisionit pas përfundimit të sezonit të emisionit “1 kafe me Labin”, vera do të sjellë versionin veror të këtij emisioni.

“Summer 1KL”, titullohet emisioni i cili do të nisë transmetimin çdo të shtunë nga ora 20:00, nga 14 korriku.

Në drejtimin e Labinot Gashit emisioni do të sjellë materiale nga riviera shqiptare, turke dhe ajo e Ulqinit.

Emra të njohur si Meda, Sinan Hoxha, Big Mama e yje të tjerë të estradës kosovare do të jenë pjesë e “reality shout” të realizuar në Turqi.

Për tetë javë rresht në 90 minuta në ekranin e Kohavisionit do të vijë ky program, i cili brenda vetes gërsheton argëtimin, muzikën dhe humorin.