Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sulmohet në skenë komediani Dave Chappelle

Komediani i njohur, Dave Chappelle, është sulmuar në skenë gjatë një performance në Los Angeles.

Një burrë, për të cilin policia thotë se ishte i armatosur me armë zjarri të plastikës, doli befas në skenë dhe e rrëzoi komedianin e famshëm.

Policia e Los Angelesit e konfirmoi sulmin, duke thënë se është ende e paqartë nëse sulmuesi ishte adhurues apo nëse po mendonte ta përdorte armën për ta lënduar Chappellein.

Në videot e publikuara online, personi në fjalë shihet duke vrapuar drejt skenës dhe duke u përplasur me komedianin. Më pas shihet një grup i njerëzish që vrapojnë nëpër skenë për ta zënë atë.

Sulmuesi i cili doli në skenë nga publiku, u ndalua nga ekipi i sigurimit dhe më pas u dërgua në spital për trajtimin e disa lëndimeve të vogla trupore. Chappelle nuk ka pësuar lëndime.

Motivet e sulmit që ndodhi të martën mbrëma nuk janë bërë të qarta ende.

Edhe Rock thyen heshtjen pas shuplakës së Smithit Showbiz Rock thyen heshtjen pas shuplakës së Smithit

Dave Chappelle po performonte në amfiteatrin “Hollywood Bowl” si pjesë e festivalit të komedisë, “Netflix Is a Joke: The Festival”, që po zhvillohet nga 28 prilli deri më 8 maj. Në disa skeqe ai u shoqërua në skena nga komedianët tjerë të famshë, Leslie Jones, Jon Stewart dhe Chris Rock. Kujtojmë se ky i fundit po ashtu u sulmua në skenë nga kolegu i tij, Will Smith, i cili e goditi me shuplakë në fytyrë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” në muajin mars.

Chappelle, kohëve të fundit është pushtuar nga kritikat e ashpra të komunitetit LGBTQ+, të cilët pohojnë se marka e komedianit është bërë sinonim me talljen e njerëzve trans dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara.