Këngëtari Harry Styles gjatë muajit prill ishte akuzuar për huazim të një pjesë të rock bendit “Badfinger” për këngën e tij “Ever Since New York”.
Ish-ylli i “One Direction” tani është akuzuar për plagjiaturë për këngën e tij “Sweet Creature” – kënga e tretë e albumit të shumëpërfolur të tij – me një këngë të The Beatles, raporton Daily Mail.
Fansat e shumtë kanë përdorur rrjetin social “Twitter” për të treguar ngjashmëritë e këngës së Styles me hitin e jashtëzakonshëm “Blackbird” të The Beatles, transmeton Koha.net.
Tingujt e një kitare akustike që përdoren te kënga e Styles raportohet se kanë ngjashmëri me këngën e bendit legjendar britanik.
Artikuj të ngjashëm
-
Lady Gaga paditet për “kopjim”
-
Miley Cyrus paditet për “kopjim” të këngës së Bruno Marsit
-
Britney Spears “e dashuron” këngën e re të Justin Timberlakeut dhe i kërkon falje
-
Mariah Carey paditet për këngën “All I Want For Christmas is You”
-
Ed Sheeran thotë se do të heqë dorë nga muzika nëse shpallet fajtor