Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Stili shumë i përfolur i Rihannas gjatë shtatzënisë

Stili i këngëtares Rihanna gjatë shtatzënisë ka qenë i cilësisë së lartë.

Në disa paraqitje publike që ylli i muzikës i ka pasur kohëve të fundit, ka sjell kombinime të veçanta dhe të guximshme, sidomos për një grua shtatzënë.

Megjithëse Rihanna shquhet si ikonë e modës, madje vlerësohet edhe si disenjatore e aftë, prej se e ka bërë publik lajmin e shtatzënisë ajo i ka dominuar mediat dhe portalet anembanë botës. Edhe markat e njohura ta modës kanë bërë të pamundurën t’i sigurojnë asaj veshje nga koleksionet e tyre, përfshirë këtu markat “Dior”, “Gucci”, “Chanel” dhe të tjerë.

Ylli i hitit “Umbrella” qe e pranishme në disa sfilata të organizuara në kuadër të Javës së Modës në Milano, dhe tani po merr pjesë edhe në Javën e Modës në Paris ku gjatë gjithë kohës shfaqet e shoqëruar nga i dashuri i saj reper, ASAP Rocky.

Rihanna është një person që vendos trende në botë dhe stili i saj i fundit, tregon se edhe me veshjet e shtatzënisë ajo vazhdon të jetë e tillë.

Ajo po ripërcakton se si duket stili i lehonisë duke mos e mbuluar barkun e fryrë, dhe duke veshur rroba që përkojnë me personalitetin e saj.

Edhe Rihanna lanson koleksionin e veshjeve të brendshme për nëna Showbiz Rihanna lanson koleksionin e veshjeve të brendshme për nëna

Në një intervistë të fundit, këngëtarja tha se veshja sipas shijes së saj gjatë fillimit të shtatzënisë ka qenë një sfidë e vërtetë, por tani po e shijon faktin se më nuk i duhet ta fshehë barkun.

{gallery}